Flash News

KRYESORE

Arrestohet një shtetas rus, dyshohet se kishte planifikuar sulm me dron

Arrestohet një shtetas rus, dyshohet se kishte planifikuar sulm me dron

Një militant rus ka rënë në prangat e policisë turke pasi mendohet se është edhe pjesë e grupit të Shtetit Islamik. 

Sipas mediave turke ky person kishte planfikuar një sulm me dron,  një bazë ajrore të Shteteve të Bashkuara, në Incirlik.

Raportimet, kanë cituar zyrtarë anomimë, të kenë thënë se qytetari rus, i identifikuar si Ruslan Bakiyev, është ndaluar në qytetin Adana, ndërsa ishte duke “mësuar”, në një zonë afër bazës ajrore në Incirlik.

Po ashtu është thënë se Bakiyev, ka qenë i dyshuar edhe për organizimin e në sulmi të mëparshëm.

Turqia është anëtare e NATO-s dhe forcat ajrore amerikane, e përdorin bazën e tyre në Incirlik, në kuadër të fushatës kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

 

Të fundit