Flash News

KRYESORE

Arrestohet një shtetas ukrahinas, i vodhi 8 mijë euro pushuesit në Sarandë

Arrestohet një shtetas ukrahinas, i vodhi 8 mijë euro pushuesit

Një shtetas ukrahinas ka rënë në prangat e policisë në vendin tonë. Arrestimi i tij u bë, pasi sipas policisë i ka vjedhur një pushuesi në Sarandaë një shumë të madhe parash.

I arrestuari është Oleg Koval 43 vjeç dhe nga hetimet ka rezultuar se në një hotel në Lagjen ''Nr.1'' , i ka vjedhur 40 vjeçarit me inicialet I.P. banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 eurosh.

Ukrahinasi ka tentuar të largohet nga Shqipëria, por është kapur në aeroportin e Rinasit.

Pas kontrollit, të arrestuarit i janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Oleg Koval kishte ardhur prej disa ditësh në Shqipëri me pushime, ndërsa tashmë do të përballet me akuzën e vjedhjes.

Strukturat e Policisë së Hetimit të Krimeve në Sarandë nëpërmjet metodave speciale të hetimit, për kapjen dhe ndalimin e autorëve të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në Aeroportin e Rinasit ku ka qënë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin, Oleg Koval, 43 vjeç, banues në Ukrainë.

Të fundit