Flash News

KRYESORE

Arrestohet noteri i VIP-ave, i përfshirë në skandalin e 56 hektarëve tokë në Spille

Arrestohet noteri i VIP-ave, i përfshirë në skandalin e 56

I përfshirë në tjetërsimin e 56 hektarëve tokë në Spille, është dhe noteri i VIP-ave, Julian Zhelegu. Sipas akuzës, noteri Zhelegu ka kryer aktet noteriale nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, duke kaluar në pronësi të biznesmenit Idlir Karkini “Poligonin e Qitjes së Ushtrisë” në Spille. Julian Zhelegu njihet si noteri i VIP-ave në kryeqytet, shkruan “Shqiptarja.com”.

Me zyrën në zonën e Ish-Bllokut, një nga zonat më të pasura e më të shtrenjta në Tiranë, Zhelegu kishte arritur që të kishte si klientë të tij, disa prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend, politikanë e shumë personazhe të tjerë publikë.

Noteri Zhelegu është certifikuesi edhe i shumë shit-blerjesh apo privatizimesh të pronave shtetërore apo shërbimeve publike. Ai ishte konsideruar si noteri i besuar nga shumë bankat. Transaksionet e kryera nga zyra e noteri Julian Zhelegut në emër të politikanëve, biznesmenëve të njohur apo kompanive të mëdha kalojnë vlerat e miliarda eurove, duke u kthyer në noterin e përzgjedhur të shumë personazheve të njohur. 

Me një karrierë në Noteri për 15 vite, Zhelegu ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes edhe për të shkuarën e tij. Ai rezulton se është ndaluar nga policia në vitin 2002 kur punonte në Doganën e Durrësit, për një rast në trafikim të mallrave kontrabandë dhe më pas u hetua në gjendje të lirë. Më 9 dhjetor të vitit 2002, kur Zhelegu punonte në Doganën e Portit të Durrësit, Policia goditi një rast trafiku, duke bllokuar një valixhe me 91 celularë kontrabandë që vinin nga Bari. 

Të fundit