Flash News

KRYESORE

Arrestohet para Kuvendit Albin Kurti dhe dy deputete të ‘VV’, policia përplaset me aktivistët

Arrestohet para Kuvendit Albin Kurti dhe dy deputete të ‘VV’,

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është arrestuar mëngjesin e sotëm përpara hyrjes së Kuvendit në Prishtinë. Ndaj Kurtit kishte një urdhër-arresti nga Gjykata për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit.

Bashkë me Kurtin janë arrestuar edhe dy deputete të ‘VV’, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, të cilat akuzohen gjithashtu për hedhjen e gazit.

Policia është përplasur me aktivistët e partisë që ndodheshin në rrugë për të kundërshtuar arrestimin e deputetëve të tyre. Në vendin ku pati përplasje të policisë me aktivistët janë parë edhe disa deputetë të tjerë, përfshi kryetarin e VV, Visar Ymeri.

 

Të fundit