Flash News

KRYESORE

Arrestohet pas 23 vitesh fshehje “mbreti i kokainës”

Arrestohet pas 23 vitesh fshehje “mbreti i kokainës”

Një prej shefave më të kërkuar të nëntokës në Itali, Rocco Morabito, është arrestuar në Uruguaj, pas 23 vitesh në ikje nga dënimi për lidhje me mafian, kontrabandim e drogës dhe krime të tjera serioze, ka njoftuar sot Ministria e brendshme e Italisë.

Rocco Morabito, 50 vjeç, konsiderohej personi më i kërkuar në ikje, i cili ishte pjesëtar i grupit të krimit të organizuar në Itali, i njohur me emrin “Ndragheta” në Kalabri dhe njëri prej importuesve më të mëdhenj evropianë të kokainës nga Amerika Jugore, raporton agjenciaa Reuters nga Roma.

I njohur si “mbreti i kokainës në Milano”, Morabito është person i kërkuar prej vitit 1994, pasi ishte i përfshirë në operacionin e pagesës së 8 milionë dollarëve për importin e gati një tonelate të drogës, ka raaportuar e përditshmja Corriere della Sera.

Për Morabiton është dhënë një fletarrest ndërkombëtar në vitin 1995 me qëllim që të gjendet ndonjë gjurmë e tij dhe që ai eventualisht të ekstradohej në Itali, ku është i dënuar me 30 vjet burg.

 

Të fundit