Flash News

KRYESORE

Arrestohet pedagogu shqiptar në Malajzi, dyshohet se ka lidhje me ISIS

Arrestohet pedagogu shqiptar në Malajzi, dyshohet se ka lidhje me ISIS

Një pedagog shqiptar është arrestuar në Malajzi, shtet në Azinë Juglindore, pasi dyshohet se ka kontakte me grupin terrorist të ISIS, raporton Politiko.al. Shqiptari është pjesë grupit me tetë persona të arrestuar nga policia vendase, së bashku me katër vendas dhe tre filipinas, në rajonet e Sabah, Selangor dhe Perak.

Të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me grupin ‘Abu Sayyaf’, pjesë e ISIS, baza e të cilit është në jugperëndim të Filipineve.

Sipas policisë së Majlazisë, shqiptar është pedagog i drejtësisë në një prej universiteteve vendase, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Grupi përveç lidhjeve me ISIS, kishte për synim rekrutimin e militantëve të rinj dhe goditjen e vendeve të shenjta myslimane, të krishtera dhe hindu në Malajzi.

Autoritetet vendase kanë qenë në alarm që pas sulmit në kryeqytetin Kuala Lampur, qershorin e këtij viti, ku tetë persona u plagosën nga militantët e ISIS. Ndërkohë, fqinjët e tyre, Filipinet dhe Indonezia, janë duke vuajtur nga prezenca e grupeve terroriste.

Të fundit