Flash News

KRYESORE

Arrestohet për korrupsion, Rama shpreh keqardhje për Çukon

Arrestohet për korrupsion, Rama shpreh keqardhje për Çukon

Pas arrestimit të ish Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko, ka reaguar kryeminsitri Edi Rama me anë të një postimi në Twitter.

Rama shpreh “keqardhje” për Çukon, por thekson se nuk ka dy qëndrime në raport me ligjin.

“Keqardhje për A. Çukon, po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin, ka vetëm një; s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një; s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTËSINË!”, shkruan Rama.

Të fundit