Flash News

KRYESORE

Arrestohet për shpërdorim detyre drejtori i Kadastrës në Durrës

Arrestohet për shpërdorim detyre drejtori i Kadastrës në

Policia e Durrësit njofton se ditën e sotme ka arrestuar drejtorin e Kadastrës në Durrës, shtetasin Liridon Pula.

Sipas policisë 36-vjeçari Pula ka shpërdoruar detyrën. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale “shpërdorim  detyre”.

Sipas të dhënave të deritanishme nga ana e Krimit Ekonomik, dyshohet se Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale.

“Shpërdorimi i detyrës” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit L.P., 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Të fundit