Flash News

KRYESORE

Arrestohet për shpërdorim detyre nënkomisari i policisë në Durrës

Arrestohet për shpërdorim detyre nënkomisari i policisë

SHÇBA ka arrestuar një punonjës policie me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi mundësoi pajisjen me armë të një personi me precedentë penalë.

Në pranga ka rënë Gjergji Azisllari, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në stacionin policor Plazh, Durrës.

“Ky punonjës ka përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin me rekorde kriminale G.N., i cili ishte pajisur me armë zjarri për në banesë. Pas veprimeve proceduraiale të SHÇBA-së rezultoi se i arrestuari është person me rekorde kriminale, por kishte ndryshuar gjeneralitetet. Punonjësi i Policisë Azisllari nuk ka kryer verifikimin në sistem sipas procedurave standarde të punës. Gjatë hetimit ka rezultuar se po ky punonjës policie kishte përpiluar të njëjtin lloj vërtetimi edhe për shtetasin A.M., i cili gjithashtu rezulton me rekorde kriminale në të dhënat e Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit