Flash News

KRYESORE

Arrestohet personi që hapi zjarr në Macerata, 4 të plagosur në gjendje të rëndë për jetën

Arrestohet personi që hapi zjarr në Macerata, 4 të plagosur

Policia italiane ka vënë në pranga, Luca Traini-n, personin që hapi zjarr mëngjesin e sotën në Macerata ndaj disa emigrantëve, ku mbetën të plagosur 6 persona nga të cilët 4 në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas “Corriere della Sera”, Traini ka hapur zjarr dhe më pas ka ndaluar makinën e tij duke bërë një përshëndetje romake, “Viva l’Italia”, “Rroftë Italia” dhe më pas i është dorëzuar forcave të rendit.

Informacionet bëjnë më dije se Luca Traini kishte marrë pjesë edhe në zgjedhjet administrative të vitit 2017 në Corridonia si përfaqësues i partisë ekstremiste Lega Nord.

Të fundit