Flash News

KRYESORE

Arrestohet polici kufitar së bashku me 2 persona të tjerë

Arrestohet polici kufitar së bashku me 2 persona të tjerë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë goditur një rrjet të trafikimit të qenieve njerëzore, mes tyre edhe një punonjës policie.

Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të identifikohej dhe dokumentohej ky aktivitet kriminal. Ditën e sotme, strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

- Artan Ceno, 44 vjeç, punonjës policie me detyrë kontrollor në pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë;

-Majlinda Seiti, 52 vjeçe, lindur e banuese në Korçë;

-Adriano Kocoli, 52 vjeç, lindur e banues në Korçë.

Kundrejt pagesave që varionin nga 6 në 7 mijë euro për person, grupi i dyshuar, krijonte kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj, qytetarë të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, në kundërshtim me ligjin, me destinacion Francën për azil kërkim.

Në disa raste këta shtetas, në bashkëpunim me punonjësin e policisë, tashmë të arrestuar, kanë kaluar nga kufiri i gjelbër, fëmijë të mitur, të cilët më pas kërkonin azil si të pashoqëruar, në vende të ndryshme të Europës.

Të fundit