Arrestohet polici në Tiranë, ngacmonte kunatën seksualisht dhe dhunonte gruan

Një oficer policie është arrestuar pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe ngacmim seksuat ndaj kunatës së tij.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se A.SH 28 vjeç punonjës policie në Lezhë është arrestuar në flagrance.

Njoftimi i policisë:

Sektori i SHÇBA-së
1. Më datë 03.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.SH, vjeç 28, banues në Tiranë (punonjes Policie ne Lezhe), per veprat penale “Dhune ne familje” dhe “Ngacmim seksual”  pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkeshortes se tij si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kunaten e tij. Parashikuar nga nenet 130/a/2 dhe 108  i Kodit Penal.