Flash News

KRYESORE

Arrestohet prezantuesi televiziv, akuza për grabitje me armë

Arrestohet prezantuesi televiziv, akuza për grabitje me armë

Prezantuesi televiziv i emisioneve kryesore sportive në Belgjikë dhe Francë, Stephane Pauwels, është vënë në pranga nga policia e Brukselit, pasi akuzohet për grabitje me armë.

Gazetari 50-vjeçar u arrestua pas një hetimi të rëndësishëm policor si pjesë e një grupi kriminal.

Sipas AFP, hetimi kishte nisur muaj më parë si pjesë e një operacioni për grabitjet e armatosura, vjedhjeve dhe shpërndarjes së drogës, ku u arrestuan 5 persona.

Pauwels u arrestua në qytetin jugor të Monsit dhe ditën e djeshme doli para gjykatës ku u njoh me akuzën dhe më pas u la i lirë me kusht.

Të fundit