Flash News

KRYESORE

Arrestohet pronari i lokalit të njohur në Tiranë

Arrestohet pronari i lokalit të njohur në Tiranë

Arrestimeve të bujshme, përfshirë ish politikanë dhe anëtarë të grupeve të njohura kriminale, u është bashkuar edhe pronari i një lokali të njohur në Tiranë.

Lajmin e ka konfirmuar gazetarja e ‘news 24’, Klodiana Lala.

“Nga informacionet e deritanishme rezulton se mes të arrestuarve është edhe pronari i një lokali të njohur në Tiranë, por ende nuk është bërë publike dhe nuk janë dhënë detaje të hollësishme”, u shpreh Lala, e cila tha se informacione të tjera pritet të sqaron në vijim.

Kujtojmë se deri tani kanë rënë në pranga ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe ish-drejtori i burgjeve, Arben Çuko. Në pranga përfundoi edhe ‘i forti’ i Shijakut, Flamur Avdyli, ndërsa një operacion u zhvillua edhe për kapjen e Klement Balilit dhe Lul Berishës.

Të fundit