Flash News

KRYESORE

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Devoll, dhunoi anëtarin e stafit elektoral

Arrestohet punonjësi i Bashkisë Devoll, dhunoi anëtarin e stafit

Pasditen e sotme policia ka vënë në pranga një punonjës të Bashkisë së Devollit, i cili akuzohet për “Pengim të subjekteve zgjedhore”.

Mësohet se i riu është denoncuar nga kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Devoll, F. Sh., sipas të cilit, gjatë një takimi elektoral, ai ka goditur në trup dhe fytyrë një prej anëtarëve të stafit.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari K. K., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës në këtë bashki.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një punonjës i Bashkisë Devoll, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: K.K, 26 vjeç, banues në Bilisht (me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Devoll).

Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Gracë, Devoll (kandidat i pavaruar për Kryetar Bashkie në Devoll), i cili ka deklaruar se më datë 19.06.2019, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në fshatin Miras nga ana e këtij subjekti të pavaruar, shtetasi K.K, ka goditur në trup e fytyrë një prej anëtarëve të stafit të tij elektoral, konkretisht shtetasin A.Ç, 56 vjeç, banues në Miras.

Të fundit