Flash News

KRYESORE

Arrestohet i riu shkodran, iu gjet kanabis në kuti kosi e kavanoz gogozharesh…

Arrestohet i riu shkodran, iu gjet kanabis në kuti kosi e kavanoz

I gjendet lëndë narkotike në banesë, arrestohet në flagrancë poseduesi i saj dhe sekuestrohen 574 gram lëndë narkotike kanabis sativa te cilat ishin futur ne kuti kosi e kavanoza gogozharesh. Më datë 22.08.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve te marra në rrugë operative u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Kleand Ahmetaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 574 gram, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

 

Të fundit