Flash News

KRYESORE

Arrestohet shoferi i dehur, bëri aksident te rrethrrotullimi i Plugut

Arrestohet shoferi i dehur, bëri aksident te rrethrrotullimi i Plugut

Një shofer i dehur, pasi ka aksidentuar një mjet tjetër, është arrestuar nga policia e Fierit. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë Luan Arapi, 44 vjeç, banues në fshatin Portëz, Fier, ndërsa nga kontrolli i testit të alkolit shtetasi Luan Arapi rezultoi në gjëndje të dehur. Arapi duke udhëtuar në aksin rrugor Lushnjë -Fier, me mjetin tip Benz me targa AA 888 OA,  te rrethrrotullimi Plugut, ka goditur nga pas mjetin tip Opel, me targa AA381CY, me drejtues shtetasin E.A, 34 vjeç. Pas aksidentit personi i dehur ka përfunduar në prangat e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".

Të fundit