Flash News

KRYESORE

Arrestohet shqiptari me 41 kg marijuanë, kishte dy urdhër-arreste

Arrestohet shqiptari me 41 kg marijuanë, kishte dy urdhër-arreste

Një 31 vjeçar shqiptar  është vënë në pranga nga policia Greke. Uniformat Blu kanë ndjekur makinën e shtetasit shqiptar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij ku i është sekuestrua sasia 41 kg kanabis.

Sipas policisë makina tip “BMW” ishte nën emrin e një tjetër shtetasi shqiptar i cili u shpall në kërkim.  benda automjetit u gjetën dhe sekuestruan 29 pako me 41 kg 252 gram marijuanë.  Gjithashtu, shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, iu sekuestruan edhe 1300 euro, 1000 lekë shqiptare si dhe 2 celularë.

Nga verifikimet e policisë rezultoi se ndaj të arrestuarit shqiptar, kishte dy urdhër-arreste, një për tentativë vrasje si dhe një për trafik droge.

Të fundit