Flash News

KRYESORE

Arrestohet shqiptari në Angli, kapet me kokainë në vlerë 4.9 mln paund

Arrestohet shqiptari në Angli, kapet me kokainë në vlerë 4.9

Një shqiptar është arrestuar pasi u kap me kokainë me vlerë 4.9 mln paund si dhe 250 mijë euro cash në banesën e tij në Essex të Anglisë.

25-vjeçari Mark Gorini, u arrestua pasi u kap me dokumenta italiane false në një pikë karburanti në High Road në zonën e quajtur Buckhurst Hill.

Kur oficerët e policisë filluan kërkimin në automjetin e Gorinit dhe më pas në rrobat e tij, iu gjetën dy pako me nga 1 kg kokainë që i kishte futur në çizme.

Oficerët gjithashtu zbuluan 47 kg kokainë të tjera në banesën e tij në Queens Road. Gjithashtu u sekuestruan dhe një makineri për numërimin e parave, si dhe mjete për peshimin e drogës.

Sipas policisë angleze, kokaina arrinte një vlerë deri në 4.9 mln euro.

Mbi Gorini tani rëndojnë akuzat e trafikimit të drogës, posedimit të dokuemntave false, pastrim parash si dhe drejtimi i makinës pa leje drejtimi. Ai është dërguar në paraburgim, ku pritet të dalë para gjykatës.

Të fundit