Flash News

KRYESORE

Arrestohet shqiptari në Itali, iu sekuestruan 3 ton cigare kontrabandë

Arrestohet shqiptari në Itali, iu sekuestruan 3 ton cigare kontrabandë

Policia në Itali ka sekuestruar 3 ton cigare kontrabandë. Sipas mediave vendase, mësohet se  janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Policia kishte parë veprimet e çuditshme të një kamioni, që më pas ishte kontrolluar. Dy personat të cilët po ngarkonin kamionin, kur panë oficerët e policisë vendosën të largoheshin me vrap, por ata u kapën menjëherë.

U sekuestruan 16.800 steka cigare të markave të ndryshme, që arrinin në një peshë 3 ton dhe nëse do të hidheshin në treg kapnin vlerën e 600 mijë eurove.

Të fundit