Flash News

KRYESORE

Arrestohet tepelenasi, i sekuestrohen 123 kg kanabis

Arrestohet tepelenasi, i sekuestrohen 123 kg kanabis

Sasi të mëdha droge e kanabisi kapen çdo ditë në Shqipëri, nga jugu në veri.

Sot njoftohet se një sasi prej 123 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Tepelenës ne dy operacione të ndryshme antidrogë.

Blutë kanë vënë në pranga shtetasin Seit Bejko, 58 vjeç banues në fshatin Dukaj, ndërsa kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë  shtetasin Z.B, 83 vjeç, banues në fshatin Gusmar.

Në operacionin e parë policia gjatë një kontrolli në banesën e Seit Bejkos gjeti disa thasë me kanabis. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 66 kg.

Ndërsa në banesën në pronësi të Z.B, 83 vjeç por që nuk banonte aktualisht u gjetën 57 kg kanabis të futur në thasë.

Materialet në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Të fundit