Flash News

KRYESORE

Arrestohet Uejn Runi, policia e trajton si kriminel të rëndomtë

Arrestohet Uejn Runi, policia e trajton si kriminel të rëndomtë

Ish-ylli i Manchester United, Uejn Runi është arrestuar muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara për sharje e prishje të qetësisë publike, teksaishte në gjendje të dehur.

Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë të ditur se Rooney u arrestua nga policia në aeroportin e Uashingtonit, ndërsa më vonë është lënë i lirë pasi ka paguar një gjobë prej 25 dollarësh, shumë të cilën e fiton brenda 4 minutave e 43 sekondave me kontratën që ka me skuadrën e DC United.

Gjithsesi atij iu desh që të kryente të gjithë procedurën e arrestimit, i dërguar në qeli, ndërsa iu morën shenjat e gishtërinjve si dhe iu bënë edhe fotot përkatëse para se të lihej i lirë.

Në qershor të 2018, ai u bë pjesë e DC United, me të cilët nënshkroi një kontratë 3 vjeçare.

Të fundit