Flash News

KRYESORE

Arrestohet vlonjati me 5 thasë me nga 27.2 kg kanabis në stan

Arrestohet vlonjati  me 5 thasë me nga 27.2 kg kanabis në stan

Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë shtetasi, Bako Shahaj, 53 vjeç, banues në Vajzë. Policia Vlorë ka bërë ndalimin e tij pasi shtetasi B.Sh., është shpallur në kërkim si autori i dyshuar i ngjarjes së datës 21.07.2017, ku në stanin e tij në fshatin Vajzë, pas një kontrolli të ushtruar nga policia në kuadër të parandalimit të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike,  i janë sekuestruar 27 kg e 240 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

3 thasë plastikë të mbushur me kanabis u gjetën në brendësi të stanit, ndërsa jashtë tij dy thasë të tjerë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale“Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.

 

 

Të fundit