Flash News

KRYESORE

Arrestohet ylli portugez, rrezikon dy vite burg

Arrestohet ylli portugez, rrezikon dy vite burg

Futbollisti i Vilarealit, Ruben Semedo është arrestuar nga Garda Civile në Spanjë, pasi ai akuzohet për plaçkitje dhe pengmarrje, ka raportuar “Marca”.

Mbrojtësi i përfaqësueses portugeze U-21 arrestohet kështu 2 herë brenda 2 muajsh pasi kujtojmë që në janar u arrestua pasi kërcënoi me armë një roje të një lokali nate. Nëse shpallet fajtor, Semedo do të dënohet me 2 vite burg. Mbi të rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje, plaçkitjeve, pengmarrjeve dhe asaj të kërcënimit me jetë.

Të fundit