Flash News

KRYESORE

Arrestohet zv.ministri i qeverisë së Kosovës nga policia serbe

Arrestohet zv.ministri i qeverisë së Kosovës nga policia serbe

Është arrestuar nga policia serbe nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës, njëkohësisht zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviq.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar se ky është thjesht një provokim dhe zv.ministri është vënë në pranga pa arsye.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviq. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.

Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë.

Të fundit