Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
“Arrestoni Tahirin dhe peshqit e mëdhenj që të hyni në BE”, Rama u përgjigjet dy deputetëve të parlamentit gjerman
Disa ditë më parë, ministri për Evropën, Ditmir Bushati takoi në Berlin deputetët e Bundestagut Thorsten Frei (raporter për Shqipërinë) dhe Andreas Laemmel, antarë në grupin e punës Ballkani Perëndimor.
Politiko.al nëpërmjet burimeve të saj bëri të ditur se dy deputetët i kishin thënë ministrit Bushati se klima aktuale në Bundestag nuk është në favor të hapjes së negociatave me BE dhe se qeveria duhet të arrestoj ‘peshqit e mëdhënj’ duke përfshirë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Megjithatë, nëpërmjet një interviste për gazetën gjermane Die Welt, Rama ka sqaruar deputetët duke argumentuar se Tahiri është nën hetim dhe se reagimi i Partisë Socialiste ishte i qartë si kristali.
“Së pari, unë nuk besoj se dyshimet ndaj një personi të vetëm mund të pengojnë përpjekjet e një shteti të tërë. Së dyti, është në dorë të drejtësisë të zbulojë të vërtetën përmes hetimeve. Unë nuk mendoj se ky rast do të zgjidhej ndryshe në vende të tjera, nëse një emër shfaqet në një protokoll monitorimi. Ai u përjashtua nga grupi parlamentar dhe iu dorëzua drejtësisë. Çfarë mund të bëhet tjetër? Po, është një ngjarje shqetësuese, por duhen prova. Reagimi ynë ishte i qartë si kristali dhe tani hetimi vazhdon”, ishin fjalët e Ramës.