Flash News

KRYESORE

I arrestuan të dashurin për drogë, Viola Spiro: Nuk më del rroga, kam marrë borxh

I arrestuan të dashurin për drogë, Viola Spiro: Nuk më del

Moderatorja Viola Spiro njihet për jetën e luksit që bën, udhëtimet dhe markat e shtrenjta që vesh. Por në një intervistë për “Lart e poshtë” ajo ka folur për herë të parë që pas arrestimit të dashurit të saj për drogë. Por megjithatë ajo nuk e preku fare temën e tij.

Por sa i përket veshjeve të shtrenjta ajo ka thënë që jo gjithmonë i del rroga për blerjet që bën dhe shpesh herë i merr lekët borxh.

“Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë. Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra”, u shpreh ajo.

Të fundit