Flash News

KRYESORE

Arrihet marrëveshja e parë për Brexit mes Britanisë së Madhe dhe BE-së

Arrihet marrëveshja e parë për Brexit mes Britanisë së

Këtë mëngjes, mes Britanisë së Madhe dhe BE-së  është arritur marrëveshja e parë  për Brexit. Këtë e konfirmoi kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një konferencë të përbashkët për shtyp në mëngjes me kryeministren britanike Theresa May në Bruksel.

Bëhet fjalë për përmbylljen me sukses të fazës së parë të bisedimeve për çështje si e drejta e lëvizjes së shtetasve europianë në Britani dhe anasjelltas, sistemin bankar dhe kufirin irlandez. Juncker tha se diskutimet ishin të vështira, por se është i kënaqur që më në fund u gjet gjuha e përbashkët.

Ndërsa May  u shpreh se ishte një marrëveshje e arritur me vështirësi por në interest ë të gjithëve. Më 15 dhjetor, liderët e 27 vendeve europiane do të mblidhen në samit për të diskutuar progresin në bisedimet për Brexit.

 

Të fundit