Flash News

KRYESORE

Arrin në 250 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në nivel global

Arrin në 250 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në nivel global

Numri i vdekjeve nga coronavirusi i ri në të gjithë botën e ka kapërcyer një çerek milioni, sipas një përllogaritje nga Universiteti Johns Hopkins.

Johns Hopkins raportoi 251.365 viktima dhe 3.580,247 raste të konfirmuara me covid-19 në të gjithë botën.

Në vendin e parë vazhdon të renditet SHBA, e ndjekur nga Spanja, Italia, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania.

Deri tani janë prekur 213 vende dhe territore në mbare botën.

Kina raportoi rastet e saj të para në Organizatën Botërore të Shëndetit (WHO) që në dhjetor 2019.

Të fundit