Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Arrin në 300 numri i viktimave nga COVID në Kosovë, regjistrohen 196 raste të reja
Numri i personave që po humbin jetën në Kosovë nga COVID-19 vijon të rritet, teksa vetëm brenda 24orëve të fundit janë shënuar 16 viktima.
Ndërkohë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 134 persona, duke çuar numrin total në 5.480.
Që nga fillimi i epidemisë, Kosova ka regjistruar 9.688 raste me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 300.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Malishevë 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Istog 4 raste, komuna Kaçanik 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Klinë, Obiliq dhe Skenderaj.