Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Arrin në 6 numri i viktimave në Itali nga Koronavirusi, Austria ndalon trenat me shtetin italian
Numri i viktimave të prekur nga Koronavirusi në Itali është rritur, sipas mediave italiane kjo shifër ka shkuar në gjashtë. Të prekurit në Itali, janë 224. Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, deri më tani 172. 27 të prekur janë regjistruar në Veneto, 18 në Emilia Romagna, 4 në Piemonte dhe 3 në Lazio.
Por në gjithë këto shifra shqetësuse, ka një lajm të mirë, pasi një prej të prekurve nga Koronavirusi, është shëruar.
ndërsa në Milani janë mbyllur shkollat, metroja dhe trenat janë bosh, dhe kontrollet nëpër rrugë kanë nisur.
Raftet e supermarketeve janë thuajse të zbrazura pasi qytetarë të shumtë kanë blerë ushqime me shumicë në rast emergjence.
Në Lion ndërkohë është bllokuar një autobus nga Italia ndërsa në Mauricius, është ndaluar zbarkimi i italianëve nga zonat e rrezikut, ndërsa gjithnjë e më shumë po diskutohet tani për pezullimin e Shengenit. Austria, një ditë më parë bllokoi kufijtë me Italinë ndërsa Franca dhe Zvicra thanë se për momentin nuk do të ndiqnin këtë shembull.
Nisur nga zhvillimet në Itali, një mision i përbashkët i BE dhe OBSH do të mbërrijë në vend ndërkohë që komisioni evropian ka akorduar 230 milionë euro për të ndihmuar luftën globale kundër përhapjes së Koronavirusit.
Italia, bëhet kështu vendi i tretë në botë për sa i takon numrit të rasteve të Koronavirusit, pas kinës dhe Koresë së Jugut dhe para Iranit. Përhapja e tij, po rrit frikën e një pandemie globale.