Flash News

KRYESORE

Arritet marrëveshja, Zaev dhe Ahmeti me kandidat të përbashkët për president

Arritet marrëveshja, Zaev dhe Ahmeti me kandidat të

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, kanë arritur të mbyllin marrëveshjen në lidhje me garën për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti, përmes një statusi në ‘Facebook’ shkruan se ata do të dalin në zgjedhje me një kandidat të përbashkët, që do pasojë Gjorge Ivanovin.

“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë”.

Një ndër emrat më të përfolur është ai i kryeparlamentarit Talat Xhaferri, megjithatë zyrtarizimi i kandidaturës do bëhet të premten.

Të fundit