Flash News

KRYESORE

Arrogancë, spiunime dhe jashtëqitje. Pse Ekuadori e dorëzoi Julian Assange

Arrogancë, spiunime dhe jashtëqitje. Pse Ekuadori e dorëzoi

Foto: Jack Taylor/Getty Images

Arrestimi dramatik i Julian Assange të enjten, ndodhi sepse qeveria e Ekuadorit, e cila e kishte mbrojtur themeluesin e ËikiLeaks në ambasadën e saj në Londër për shtatë vjet, përfundimisht vendosi ta dëbojë.

Përse ekuadorianët, papritmas, iu kthyen kundër banorit të tyre kontroversial? Vendimi u mbështet mbi dy racionale krejtësisht të ndryshme: dëshira për marrëdhënie më të mira me SHBA-në, dhe lodhja me sjelljen e tmerrshme të Assange-it.

"Ne i dhamë fund azilit të këtij fëmije të llastuar" tha të enjten Presidenti ekuadorian Lenin Moreno. "Prej tani e tutje do të jemi të kujdesshëm në dhënien e azilit duke ia akorduar vetëm njerëzve që ia vlejnë, dhe jo hakersave të ndyrë, qëllimi i vetëm i të cilëve është destabilizimi i qeverive".

Hakeri, i kërkuar nga SHBA për dyshimin se është futur në një kompjuter sekret qeveritar, hyri në ambasadën e vogël ekuadoriane në Londër në qershor 2012, duke kërkuar azil për të shmangur ekstradimin lidhur me akuzat për sulmet seksuale në Suedi. Presidenti i Ekuadorit në atë kohë, Rafael Correa - një majtis anti-amerikan i zjarrtë - e plotësoi kërkesën e Assange.

Assange, zyrën e tij të vogël-dhomë gjumi të bodrumit të ambasadës e ktheu në seli të re për operacionet e ËikiLeaks. Pastaj ai bëri të dy gjëra që një njeri në pozitën e tij nuk duhet të bëjë.

Së pari, vazhdoi të ndërhynte në politikë, duke publikuar emailet e vjedhura të fushatës së Hillary Clinton. Duket gjithashtu se ai targetoi edhe strehuesit e tij, me gjasë duke luajtur një rol në publikimin e dokumenteve ku dëshmohej se Moreno kishte përfituar personalisht nga llogaritë offshore.

Së dyti, nuk e respektoi shtëpinë e tij të improvizuar, duke abuzuar personelin verbalisht dhe ndoshta fizikisht dhe, më tronditësja, duke i lyer muret me jashtëqitje.

Shkurt, Assange ua bëri jetën të vështirë strehuesve të tij, në ambasadë dhe jashtë saj - dhe më në fund ekuadorianëve u erdhi në majë të hundës.

*Përshtatur në shqip nga Politiko.al sipas një raporti të Vox.com.

Të fundit