Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
ARRSH: Akset nacionale janë të kalueshme, por kujdes ngricat
Pas reshjeve të para të borës dhe problemeve të shkaktuara në akset rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme.
ARRSH iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm gjatë udhëtimit në orët e natës dhe në orët e para të mëngjesit pasi në segmente të caktuara mund të ketë ngrica për shkak të temperaturave të ulëta.
Njoftimi i plotë:
Ne aksin Prrenjas-Qafe Thane-Lin po punohet me 2 borepastruse.Ne aksin Pogradec-Qafe Plloce-Maliq jane 2 borepastruese.
Ne aksin Maliq-Korce eshte ne veprim 1 borepastruese. Ne aksin Korce-Voskopoje 2 borepastruese. Ne aksin Korce-Kapshtice 4 borepastruese. Ne keto dy akse eshte punuar me intesitet te larte dhe ne keto momente eshte normalizuar situata.
Pavaresisht se reshjet kane filluar dhe ne aksin drejt Qafes se Malit dhe Fushe Arrezit, kalueshmeria vazhdon normalisht.
ARRSH u ben thirrje drejtuesve te mjeteve te tregohen shume te kujdesshem gjate udhetimit ne oret e nates dhe ne oret e para te mengjesit pasi ne segmente te caktuara mund te kete ngrica per shkak te temperaturave te uleta.
Shume e rendesishme qe te respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe udhezimet e punonjesve te policise ne terren.