Flash News

KRYESORE

ARRSH njofton shoferët: Akset problematike ku duhet të bëni kujdes

ARRSH njofton shoferët: Akset problematike ku duhet të bëni

Autoriteti Rrugor bën të ditur situatën në akset rrugore në vend pas reshjeve të borës të rënë gjatë natës së të mërkurës.

ARRSH sqaron se rrugët që rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhir janë: Qarku i Korçës (Boboshticë-Dardhë, Korçë Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë), Qarku i Kukësit (Lusen-Domej).

Situata në të gjitha akset rrugore të vendit, sipas ARRSH-së

Në Rajonin Verior Shkodër: Reshje bore ka pasur në Qarqet Kukës, Dibër dhe Shkodër. Në akset e Tropojës ka reshje të dobëta bore.

Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen.

Në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, bora arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me mjetet borëpastruese për pastrimin dhe kriposjen. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Në segmentit rrugor Pukë - Fushë Arrëz tani, rruga është e pastruar dhe pa probleme. Nuk ka reshje bore për momentin.

Në Rajonin Qendror Tiranë. Në akset e Dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli.

Në segmentet fundore të Qafë Priskë-Qafë Mollë, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Librazhd-Stebleve, në segmentin fundor të tij në Lunik - Stebleve, ka rresh 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: reshjet e rëna gjatë natës, kanë bërë që edhe pas punës së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposje, akset e Qarkut të Korçës të qarkullohen me zinxhirë.

 

 

Të fundit