Flash News

KRYESORE

Arsenal armësh në banesë, arrestohet 51-vjeçari

Arsenal armësh në banesë, arrestohet 51-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar, të cilit i janë gjetur armë dhe fishekë në banesë. Sipas policisë, arrestimi i tij ka ardhur pas koordinimit Polici-Komunitet.

“Shërbimet e Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve të siguruara nga komuniteti se në fshatin Dorez, Librazhd, në një banesë kishte armë zjarri, organizuan punën për verifikimin e informacionit.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar, shërbimet e policisë gjatë kontrollit në territorin e banesës së shtetasit Sh. H, 51 vjeç, banues në fshatin Dorez, Librazhd, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri ( 2 automatik dhe 2 pushkë), si dhe 140 fishkë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.H. për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit