Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Arsenal armësh në banesë, FNSH arreston në flagrancë vlonjatin
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet policore të D.V.P. Vlorë, me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së Fier kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar "Maskimi".
Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gj.Pi, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, konkretisht në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
- Një pistoletë e llojit “Zastava” me një krehër me fishekë, si dhe 161 fishekë të tjerë
- 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol
- Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)
- Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
- Gj. P, 51 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.