Flash News

KRYESORE

Arsenali fiton me "poker", Ozil shënon golin e parë sezonal

Arsenali fiton me "poker", Ozil shënon golin e parë sezonal

Arsenali sot ishte fantastik në ndeshjen kundër Newcastle në Premier League. Skuadra londineze fitoi 4-0 dhe golat u shënuan nga katër lojtarët ofensivë të trajnerit Arteta, Ozil, Aubameyang, Pepe dhe Lacazette.

Gabonezi Aubameyang shënoi i pari një gol të bukur me kokë. Ky ishte goli i tij i 15-të këtë sezon në Premier League. Golin e dytë e shënoi blerja e bujshme e verës, Pepe, 3 minuta më vonë. Nuk mungoi goli i gjermanit Ozil, i cili gjeti rrjetën e parë sezonale me Arsenalin pas plot 35 pasimeve.

Pjesa më interesante e takimit ishte goli i francezit Lacazette. Bomberi i Arsenalit kishte 9 takime që nuk shënonte dhe sot në fakt e nisi nga stoli. Edhe pse luajti vetëm 10 minuta, ai shënoi në sekondat e fundit. Kjo ishte një ndeshje fantastike nga Arsenali.

Të fundit