Flash News

E-TJERA

Arsenali i surprizon të gjithë, gati transferimi i yllit të Bayern-it

Arsenali i surprizon të gjithë, gati transferimi i yllit të

Aventurës së Shkodran Mustafit tek Arsenali i ka ardhur fundi, ndaj "Topçinjtë" janë hedhur në sulm për të sjellë në Londër një qendërmbrojtës të madh.

Arsenali ka piketuar Jerome Boateng si pasuesin ideal të Mustafit, i cili pritet të largohet gjatë merkatos së janarit. Sipas “Sky Germany”, Mikel Arteta iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin bisedimet me bavarezët për transferimin e 31-vjeçarit në "Emirates".

Boateng e ka humbur prej kohësh vendin e titullarit te Bayern, ndërsa tek Arsenali do të ishte një titullar i padisikutueshëm. Për mbrojtësin gjerman, ky do të ishtë një rikthim në Premier League, pasi më parë ka luajtur për Man. City-n, gjatë sezonit 2010-2011.

Të fundit