Flash News

KRYESORE

Arsenali më i dobët në 44 vite, kjo ecuri është e turpshme!

Arsenali më i dobët në 44 vite, kjo ecuri është e

Arsenali nuk po ndreqet. Skuadra londineze ka ndërruar trajnerin, por rezultatet vijojnë të jenë problematike dhe tifozët nuk kanë shpresa se ky sezon do të mbyllet mbarë.

Humbja më e dhimbshme ishte ajo me Chelsea ditën e djeshme. Kjo ishte humbja e gjashtë në Premier League gjatë këtij sezoni. “Topçinjtë” deri tani kanë 24 pikë pas 20 ndeshjeve të para. Ky është një rekord negativ pas 44 vitesh. Ishte viti 1975 kur kjo skuadër historike angleze, por me probleme pafund, grumbullonte 21 pikë në 20 javët e para. Zona e ftohtë është 6 pikë larg, fiks sa para 44 vitesh.

Trajnerin Arteta dhe lojtarët i pret një punë e madhe për t'i gjetur një zgjidhje problemit. Premier League është kampionat me shumë konkurrencë dhe duhen investime.

Të fundit