Flash News

KRYESORE

Arsenali vendos për Xhakën, trajneri Umery përballet me gazetarët

Arsenali vendos për Xhakën, trajneri Umery përballet me

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me situatën e skuadrës dhe Granit Xhakës. Ai foli për shqiptarin dhe ka treguar se sa keq ndihet mesfushori për përplasjen me tifozët.

"Nuk është e lehtë për të dhe skuadrën. Ai është tashmë i shkatërruar dhe shumë keq. Kam folur me të hënën dhe pas ndeshjes. Ai u stërvit normalisht me ekipin, por ndihet shumë keq dhe i mërzitur me situatën. Ai ka pasur gjithmonë një sjellje të mirë me klubin, në stërvitje dhe me shokët.

"Ne duhet të rikuperojmë versionin më të mirë të Granit Xhakës. Shqiptari mendoj se duhet të kërkojë falje dhe është diçka që ja kemi sugjeruar. Ai nuk e ka ndjerë dashurinë e tifozëve dhe ne jemi duke punuar shumë me të, familjen e tij që të rikuperohet krejtësisht. Duhet ta mbajmë afër. Shiriti? Nuk dua të flas për këtë tani. Duhet të rikuperojmë komplet lojtarin dhe të vazhdojmë se kemi ndeshje të rëndësishme", - tha Emery.

Të fundit