Flash News

KRYESORE

Arsyeja e mungesës së Ramës në krah të Merkel në konferencën finale për shtyp të Samitit të Poznanit

Arsyeja e mungesës së Ramës në krah të Merkel në

Ka shkaktuar habi mungesa e kryeministrit Rama në konferencën për shtyp të mbylljes së Samitit të Poznanit, pjesë e Procesit të Berlinit, një nismë gjermane për të 'inkuadruar' Ballkanin perëndimor në proceset europiane.

Një pjesë e shtypit më afër opozitës, përfshirë edhe Politiko.al, e ka konsideruar mugesën e Ramës si dështim të qeverisë së Tiranës.

Shkaqet e mungesës kanë të bëjnë në fakt me një element tjetër, dhe me këtë shpjegohet edhe prania në krah të Merkelit e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe kryeministrit bullgar Borisov. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të mbajnë Presidencën e përbashkët të Procesit të Berlinit për vitin 2020.

Dokumenti final i Samitit të Poznanit thekson se mbajtja e presidencës së përbashkët nga Republika e Maqedonisë së Veriut është një simbol i rëndësishëm i autorësisë më të madhe të rajonit të Ballkanit në proces".

Sidoqë të jetë, edhe ky fakt mbetet një dështim i Ramës dhe është fillimi i një procesi negativ për Shqipërinë për të cilin në korridoret e Berlinit dhe Brukselit po diskutohet prej një muaji: ndarja apo 'de copuling'. Do të thotë futja e Maqedonisë së Veriut në binarë të tjerë sa i takon negociatave të antarësimit në BE duke e ndarë nga 'fati' i Shqipërisë.

Nëse kjo do të jetë prirja, përkthimi më i qartë do të lexohet në mes të tetorit, kur qeveria e Zaevit mund të marrë dritën e gjelbër ndërsa qeveria e Ramës të ngelet sërish në klasë.

Të fundit