Flash News

KRYESORE

Arsyeja e vërtetë pse Jason Mamoa doli me kanotiere në 'Golden Globes'

Aktori i njohur Jason Mamoa ( që të ju rifreskojmë pak kujtesën, ka luajtur Khal Drogon në Game of Thrones) pasi bëri paradën në tapetin e kuq të Golden Globes, u kthye në një nga temat më të diskutuara në Twitter.

Kjo pasi ai u pa me kanotiere në sallën ku u mbajt ceremonia. Të shumta kanë qenë komentet ku shumica admironin shpatullat e muskujt e aktorit. Kishte dhe nga disa që e konsideruan si veprim jo i hijshëm për një mbrëmje të tillë.

Mirëpo arsyeja paska qenë krejt tjetër. Si një xhentëlmen i vërtetë, Mamoa ka mbrojtur gruan e tij nga i ftohti.

Gruaja e aktorit, Lisa Bonnet, mesa duket ka pasur ftohtë dhe ai ia dha asaj xhaketën.“Ishte shumë ftohtë aty brenda. Duhet të kujdesesha për gruan.” 

Të fundit