Flash News

KRYESORE

Arsyeja përse vegjetarianët jetojnë më gjatë

Arsyeja përse vegjetarianët jetojnë më gjatë

Njerëzit, ushqimi i të cilëve bazohet në bimë jetojnë mesatarisht tetë vjet më gjatë se të tjerët.

Polemikat mes vegjetarianëve dhe atyre që hanë gjithçka, gjithmonë janë mjaft të ashpra, por vegjetarianët tani kanë argumentin kundër të cilit është vështirë t’i gjendet kundërpërgjigja.

Kështu hulumtimi ka treguar që njerëzit, ushqimi i të cilëve bazohet në bimë jetojnë gati tetë vjet më gjatë se mesatarja, çka është dallimi i njëjtë si ai mes duhanpirësve dhe jo duhanpirësve.

Shkencëtaret kanë vërtetuar që stili i shëndetshëm i jetës dhe ushqimi me bazë vegjetariane parandalon dhe shëron të paktën 15 sëmundje, ndërsa ndikimin më efikas e ka në karcionomë dhe sëmundjet e zemrës që marrin më shumë jetë.

Edhe para njëzetë vjetësh është dëshmuar që sëmundjet e zemrës munden jo vetëm të parandalohen, por edhe të shërohen me ushqim vegjetarian, sepse kjo formë zhbllokon arteriet pa operacion ose ilaçe.

Të fundit