Flash News

KRYESORE

Arsyeja prekëse pse princeshë Eugenia tregoi shenjën e shpinës në ditën e dasmës

Princeshë Eugenia dhe Jack Brooksbank kurorëzuan ditën e sotme dashurinë e tyre në martesë.  Eugenia kishte veshur një fustan nusërie të bukur dhe shumë klasik i cili vinte me një V pas dhe nxjerr pjesën e shpinës.

Aty dallohet një vizë e cila është shenjë nga fëmijëria, shenjën e operacionit që princesha kishte kryer në moshën 12-vjeçare. Arsyeja: Eugenia ka dashur t’i japë një mesazh të gjithëve se shenjat që kanë në trup nuk duhen fshehur sidomos kur ato tregojnë të kaluarën dhe forcën tënde. Mbesa e Mbretëreshës kur ishte fëmijë u diagnostifikua me tumor, por fatmirësisht operacioni që kreu doli me sukses.

Të fundit