Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Një axhendë e cila përputhet me orën tuaj biologjike dhe siguron që metabolizmi, pesha trupore dhe sëmundjet të mbahen nën kontroll? Një axhendë e përcaktuar, ora 9:00 e mëngjesit, ndryshe nuk mund ta quajmë mëngjes.
Një studim i ri nga Universiteti Tel Aviv në Izrael ka bërë pikërisht këtë dhe lidhet me atë që studiuesit e quajnë “ora e gjeneve.”
“Studimi jonë tregon se konsumimi i mëngjesit nxit ciklin e duhur të orës së gjeneve që çon në kontrollin e përmirësuar të glicemisë,’ tha Prof. Daniela Jakuboëicz e Fakultetit të Mjekësisë Sackler. “Kjo orë e qarkullimit jo vetëm që rregullon ndryshimet e glukozës në metabolizëm, por gjithashtu rregullon peshën tonë të trupit, presionin e gjakut, funksionin vaskular dhe arteriosklerozën”.
Studiuesit izraelitë kryen teste të gjakut në 36 subjekte, disa prej tyre ishin njerëz që vuajnë nga diabeti dhe më pas i vunë në një testim dy ditor, një ditë me mëngjesin dhe drekën dhe ditën tjetër vetëm me drekën.
Rezultatet treguan se e vetmja kohë që ora e gjeneve të subjekteve punonte siç duhet ishte kur ata hanin mëngjes.
Studimi përfshiu gjithashtu një grup pjesëmarrësish që anashkaluan mëngjesin për 10 ditë. Në ato subjekte, studiuesit panë shenja të sheqerit në gjak dhe përgjigje të dobëta të insulinës. Pra, edhe pse ata konsumonin më pak kalori dhe nuk hanin shumë gjatë ditës, ata pjesëmarrës kishin më shumë gjasa të shtonin peshë.
“Në të dy individët e shëndetshëm dhe ata diabetikë, konsumimi i mëngjesit ka përmirësuar dukshëm orën e gjeneve të lidhur me peshën e duhur trupore dhe përmirësimin e nivelit të glikozës dhe insulinës pas drekës,” tha Jakuboëicz. “Orari i duhur ushqimor, si përshembull mëngjesi para orës 9:30, mund të çojë në përmirësimin e të gjithë metabolizmit, të lehtësojë humbjen e peshës dhe të shmang komplikimet me dy llojet e diabetit dhe çrregullime të tjera të moshës.”