Flash News

KRYESORE

Arsyeja pse ilaçet duhet t’i shoqërojmë përherë me ujë

Arsyeja pse ilaçet duhet t’i shoqërojmë përherë

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse medikamentet duhen shoqëruar gjithmonë me ujë? Jo të gjithë veprojnë kështu, por duhet të dini se konsumimi i ilaçeve pa i shoqëruar me ujë nuk rekomandohet dhe sjell rreziqe.

Mjekët thonë se ilaçet, në varësi edhe të madhësisë mund të dëmtojnë ezofagun, madje mund të shkaktojnë deri edhe prerje.

Këtë e zbulon “Times of India” në një shkrim të publikuar së fundi. Më herët edhe disa hulumtues turq kanë arritur në të njëjtin konkluzion.

Sipas hulumtimeve, konsumi i ilaçeve mund të shkaktojë edhe të vjella dhe një tjetër rrezik i madh është bllokimi pa mundur të shkojë në stomak, nëse është e madhe.

Mjekët këshillojnë të paktën një gotë ujë për të shoqëruar konsumin e medikamentit.

Të fundit