Flash News

KRYESORE

Arsyeja pse Kate Middleton dhe Princi William nuk kapen prej dore në publik

Me siguri ju ka marrë malli për pak romancë dhe momente dashurie mes anëtarëve të Pallatit Mbretëror. Epo ato "kohë të arta" ishin kur Princi Harry dhe Meghan Markle "thyenin rregullat" dhe dhuronin shikime dashurie, prekje duarsh apo edhe mbështetje tek njëri-tjetri.

Tashmë, kryefjala e lajmeve për Pallatin Mbretëror anglez, janë Kate Middleton dhe Princi William, të cilët janë kaq formal. Respektojnë rregullat dhe rrallë, shumë rrallë thyejnë ndonjë rregull mbretëror që nuk ka as pasojën më të vogël.

Megjithatë, dyshja janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin edhe pse janë shumë formal. Edhe pse ka kaq shumë respekt, dashuri dhe miqësi mes dy prindërve të tre fëmijëve, William dhe Kate nuk kapen asnjëherë prej dore.

Dhe sipas ekspertes së etikës, Myka Meier, kjo është për arsye më shumë etike se sa për ndonjë arsye tjetër të veçantë:

“Arsyeja kryesore është sepse gjatë udhëtimeve të tyre të shpeshta, ata nuk dalin si çift, por si përfaqësues të Mbretërisë së Bashkuar. Për shkak se bëhet fjalë për çështje pune, është e domosdoshme që të ruajnë rolet profesionale dhe t’u shmangen gjërave tipike që një çift normal do të bënte”.

Gjithsesi, kur janë në evenimente që nuk kanë lidhje me punën, dy të dashuruarit nuk ja kursejnë vetes ndonjë përqafim.

Të fundit