Flash News

KRYESORE

Arsyeja pse Princi George nuk e di që një ditë do të bëhet mbret

Djali i madh i princit William dhe Dukeshës Middleton, George, është dhe më i dashuri i fronit. Ai është vetëm 5-vjeç dhe një ditë do të bëhet mbreti i Britanisë së Madhe. Por këtë ai nuk e di ende, pasi Kate dhe William nuk i kanë thënë gjë birit të tyre.

William ka thënë për BBC:

“Jemi shumë normal në këtë drejtim. Do të vijë momenti kur George do e mësojë, por për momentin prioriteti ynë është që ta rrisim në një ambient të sigurtë dhe ti bëjmë të kuptojë se sa dashuri mund të ndjejë.”

Për këtë, edhe stërgjyshja, mbretëresha Elisabeth është dakord pasi ajo mendon se ai duhet të shijojë fëmijërinë dhe nuk është e nevojshme që të dijë  këtë që tani.

Por para princit George, trashëgimtarë të fronit janë gjyshi i tij Charles dhe William.

Të fundit