All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Arsyeja/ Pse Prokuroria kërkon heqjen e mandatit për dy deputetët

Arsyeja/ Pse Prokuroria kërkon heqjen e mandatit për dy deputetët
All - Paragraf - 1

Njësia e dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme kërkon heqjen e mandatit për deputetin e PDIU në qarkun e Elbasanit Aqif Rakipi dhe për deputetin e LSI Gledion Rehovica.

All - Paragraf - 3

Kjo kërkesë është depozituar këtë të martë në komisionin qëndror të zgjedhjeve nga drejtuesja e këtij seksioni prokurorja Rovena Gashi.

Sipas kërkesës së depozituar në KQZ Gashi argumenton se dy deputetët gjatë qëndrimit të tyre vite më parë në Itali kanë përdorur identitetet të tjera nga ato që kanë sot dhe kanë qenë të arrestuar për veprën penale të vjedhjes, shkruan shqiptarja.com

Këto të dhëna sipas prokurorisë nuk janë pasqyruar në formularin e dekriminalizimit dhe për pasojë i penalizon deputetët si shkelës të ligjit të dekriminalizimit.

Zbulimi i të shkuarës së deputetëve në Itali është bërë falë marrjes së gjurmëve të gishtrinjëve të dhëna të cilat më pas i janë përcjell Europol dhe Interpol si dhe partnerëve italian sqarojnë burime nga prokuroria për ReportTv.

Të fundit